ARKATANA

Thaçi: UNESCO e bëri të qartë se Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “në pako” në BE

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po ndjekë punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që po mbahet në Pragë. Ai tha se përvoja në UNESCO e ka bërë të qartë se i tërë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “në pako” në BE.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Kosova po përmbyll me sukses vitin 2015 si vit evropian për Kosovën.

“Sapo kemi nënshkruar MSA-në dhe me të drejtë po presim rekomandimin për heqjen e vizave, pasi kemi përmbushur të gjitha kushtet”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi i ka bërë thirrje BE-së që të mos vonohet me rajonin, pasi kjo po i hap mundësi shteteve dhe ideologjive të tjera të provojnë të bëjnë vend në Ballkan.

FITORJA

Duke iu kthyer votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, Thaçi ka thënë se kjo përvojë ka treguar se sa e brishtë është paqja në Ballkan.

Serbia ka treguar se nuk i përmbahet marrëveshjeve, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo e bën të nevojshme që BE-ja sa më parë të adoptojë qasje unike ndaj Kosovës.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se përvoja në UNESCO e ka bërë të qartë se i tërë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “në pako” në BE. Përndryshe, nëse do t’i lejohet, Thaçi ka thënë se Serbia përsëri do të provojë të pengojë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.