Mobi Casa

Thaçi: Unë do të jem President, i besoj LDK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në emisionin Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se do ta respektoj në tërësi marrëveshjen në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.“Kjo marrëveshje parasheh që me afatin ligjor të përcaktuar me Kushtetutë të zgjidhet presidenti i ri, dhe sipas marrëveshjes politike, unë do të jem president”, tha ai.

“Ende nuk është përcaktuar data se kur do të bëhet votimi, mirëpo më së largu në përfundim të marsit do të bëhet votimi për president”.

Thaçi tha se më tej se ai do t’i kryej të gjitha obligimet e tij politike deri në momentin që do të zyrtarizohet si kandidat për president.

“Këtë e kërkon edhe kushtetuta”.

Lideri i PDK-së, Thaçi ka thënë se i beson partnerit të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nga koalicioni mund të marr rreth 89 vota. Koalicioni është i qëndrueshëm dhe i besoj partnerit me të cilin kam lidhur koalicion”.

RCCOLA

“Nuk kam arsye që të vë në dyshim marrëveshjen që kemi. Do t’i qëndrojmë deri në fund besnik kësaj marrëveshjeje të cilën e kemi lidhur në fillim”.

Thaçi tha me tej se institucionit të presidentit do t’i jap një dinamikë të re, një profil të ri dhe legjitimitet.

“Do të punoj me përkushtim dhe do të jem sa më afër qytetarit. Do të jem në rolin e presidentit pranë qytetarit, e nuk do të mbyllem në zyre”.

Ndërsa ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, të cilën Thaçi e drejton që 17 vite sipas tij është partia më e suksesshëm në vend.

“Kemi udhëhequr me Kosovën duke fituar 6 palë zgjedhje. Do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa dallim partie”