FIDANISHTJA

Thaçi u rrëfen koreanëve për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën më të madhe dhe më të vjetër në Kore të Jugut “The Korea Times”, duke folur për marrëdhëniet ndërshtetërore, ka thënë se ngjashmërinë në historitë e Koresë dhe Kosovës janë bazë e mirë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Lufta për çlirimin e të dy vendeve është mjaft e ngjashme dhe ne gjithashtu kemi miq dhe aleatë të ngjashëm në të gjithë botën”, tha ai.

Thaçi është shprehur shumë mirënjohës për njohjen e Kosovës nga Korea e Jugut. “Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë. Kosova është një mik i fortë i Koresë së Jugut dhe ndihem shumë pozitiv kur shoh ose dëgjoj se ka një numër në rritje të koreanëve që vizitojnë Kosovën. Unë shpresoj se do të marrim edhe më shumë investime nga Koreja”, shtoi ai për “Korea Times”

Gazeta shkruan se si shtet i ri, prodhimi i brendshëm bruto i Kosovës ishte 6.65 miliardë dollarë, që është 0.47 për qind e asaj të Koresë me 1.41 trilionë dollarë që nga viti 2016. Megjithatë, Thaçi tha se Kosova “ka potencial shumë të madh”, e cila forcën e saj industriale e ka në energji.

Mobi Casa

“Është një treg tërheqës dhe i sigurt”, tha ai. “Ka siguri për investime dhe një kompani amerikane ka bërë investim prej 1.3 miliardë dollarësh në sektorin energjetik të Kosovës kohët e fundit. Unë ftoj koreanët që të ndjekin shembullin”, tha ai, duke shtuar se qeveria po kërkon sektorë të tjerë industrialë për privatizim.

Ai ka folur edhe për përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore në PyeongChang, duke thënë se ishte një ceremoni e mrekullueshme dhe këto Lojëra janë gjithashtu një pjesë e historisë për vendin tim, sepse Kosova po merr pjesë në Olimpiadën Dimërore për herë të parë.

“Kosova është një shtet i ri, por ka talente, veçanërisht në sportet individuale”, tha Thaçi. “Ne gjithashtu shpresojmë për një medalje edhe këtu”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.