FITORJA

Thaçi tregon se kush vendos për zgjedhjen e presidentit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Kryesia e subjektit të cilin ai e udhëheq do të vendos për zgjedhjen e presidentit, raporton “Zëri”.

“Ne rregullisht kemi mbajtur mbledhje. Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Thaçi, i cili shtoi se kjo mbledhje ishte mbledhje e rregullt.

“Ne vazhdimisht kemi mbajtur mbledhje të partisë, kjo hyn në rendin e mbledhjeve të rregullta ku u bisedua për zhvillimet politike. Procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent edhe për neve edhe për ndërkombëtarët”, ka deklaruar Thaçi, transmeton “Zëri”.

Mobi Casa

Ai tha se beson që këtë javë do të mbahet mbledhja për president dhe se sipas tij, datën e cakton Kuvendi.

Thaçi po ashtu foli edhe për vendosjen e tendave në shesh nga opozita.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj, por besoj që kësaj here festa do të jetë më e madhe”, ka deklaruar Thaçi. Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.