UBT

Thaçi tregon se çfarë diskutoi me komisionerin Hahn në Davos

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka takuar komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Thaçi në një prononcim për radio televizionin publik, ka thënë se me komisionerin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për mundësinë e gjetjes së lehtësirave për liberalizimin e vizave.

“Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Brukselit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisioneri Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun do të mund të ndodhë të javët e ardhshme.

Mobi Casa

Presidenti Thaçi ka thënë se përmes marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të përfitonte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum është një mundësi e mirë për promovimin e vendit dhe për mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.