RCCOLA

Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit

/ 3 minuta lexim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë, liderët e Ballkanit Perëndimor, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ka thënë se vendimi i tij për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Sipas tij, ‘Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. ‘

Po ashtu ‘Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.’

Dhe, së treti, thotë se ‘kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.’

Thaçi ka theksuar se Kosova s’mund të jetë pjesë e samiteve ku marrin pjesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë.

Uji Dea

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, në këtë Samit, përveç Kosovës nuk do të marrin pjesë as përfaqësues të Malit të Zi.

Synimi i takimit është gjetja e pajtueshmërisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj. /Telegrafi/