ARKATANA

Thaçi tregon arsyen pse nuk mund ta vizitojë Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e njeh shumë mirë Luginën e Preshevës, si dhe preokupimet e tyre, megjithatë nuk mund të bëjë vizitë atje, për shkak të rrethanave.

“Në jetën time të angazhimit e kam vizituar dhe kam qëndruar atje. Kam pasur bashkëluftëtarë nga Lugina. E njoh shumë mirë këtë pjesë, edhe preokupimet e tyre. Për këtë jam i vendosur që vullnetin e tyre ta shtyjë përpara. Kur e kam vizituar Luginën e Preshevës, nuk kam pasur leje të Serbisë. Kam qenë aty në përpjekjet për kauzën tonë”, ka thënë Thaçi, përcjell Telegrafi.

Eco Higjiena

Megjithatë, siç ka shtuar ai, tash jemi në rrethana tjera.

“Ju të gjithë e dini që jam i dënuar në mungesë nga Serbia, atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as se kam kërkuar. Unë sillem si president dhe nuk dua të ballafaqohem fizikisht. Edhe sot përfaqësuesit e Luginës më ftuan ta vizitojë atë pjesë, por rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme prezencën time atje. Unë nuk kam bërë një kërkesë të tillë, sepse e paramendoj përgjigjen e tyre. Po pavarësisht e vizitoj apo jo, do të bashkëpunojmë ngushtë”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.