RCCOLA

Thaçi thyen heshtjen, propozon Zenun Pajazitin për kryetar të PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Hashim Thaçi pas shumë zvarritjesh më në fund ka propozuar për kryetar të PDK-së në Gjilan Zenun Pajazitin. Burime të rajonipress thanë se këtë propozim Hashim Thaçi të parit ia ka komunikuar Qemajl Mustafës. Mustafa nuk ka dashur të komentoj për propozimin, por tha se ambiciet e qendrës janë që Zenun Pajaziti të bëhet kryetar edhe pse ai asnjë ditë punë nuk e ka bërë për PDK e Gjilanit.

Pas shumë vonesave e shtyrjeve të shumta për të zgjedhur të parin e PDK-së në Gjilan Hashim Thaçi më në fund e ka thyer akullin dhe ka dalur me një propozim konkret.

Sipas burimeve të rajonipress, Thaçi tashmë e ka propozuar Zenun Pajazitin për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan dhe këtë propozim të parit ia ka komunikuar Qemajl Mustafës i cili megjithatë është llogaritur si kandidati më serioz dhe më favorit për të udhëhequr me degën e PDK-së në Gjilan.

Eco Higjiena

Qemajl Mustafa i kontaktuar nga rajonipress nuk e ka mohuar takimin me Thaçin , por nuk ka dashur të komentoj për propozimin. Ai tha se ambiciet e qendrës janë që Zenun Pajaziti të bëhet kryetar edhe pse ai asnjë ditë punë nuk e ka bërë për PDK e Gjilanit. “Po e kanë për ambicie me e vendos , po ai nuk e meriton me qenë kryetar i degës sepse asnjë ditë pune nuk e ka bërë për degën e PDK-së në Gjilan përveçse që ka ardh me marrë votat e gatshme që ne i kemi krijua me mund shumëvjeçar. Le të argatojnë përditë për së paku një mandat dhe pastaj le të shohim, mund ta bëjmë kryetar…” tha me ironi Mustafa.

Kurse Zenun Pajaziti i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk ka asnjë propozim zyrtar dhe nuk dëshiron të komentoj edhe pse tha se emri i tij për kryetar të PDK në Gjilan është përfolur që nga fillimi.

Megjithatë Pajaziti tha se është i gatshëm që në çfarëdo kushtesh të marrë obligimet dhe përgjegjësit që i takojnë atij dhe gjithçka do të punojë në funksion të unifikimit të PDK-së në Gjilan dhe krejt kjo për ti fituar edhe njehur zgjedhjet lokale./rajonipress/