UBT

Thaçi thotë se nuk do të ketë qeveri teknike

/ 1 minutë lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka thënë se në takimin me Presidenten Atifete Jahjaga, kanë prezantuar qëndrimet karshi situatës së krijuar në vend.

Veç tjerash, Thaçi thotë se Presidentes ia kumtuan qëndrtimet se institucionet në vend kanë legjitimitet të plotë qytetarë dhe se dhuna nuk është zgjidhje.

“Presidentja ka kërkuar nga ne mendimin në lidhje me atë se çka mendojmë për situatën e krijuar. Kemi paraqitur qëndrimet tona se kemi institucionet që kanë legjitimitet të plotë qytetarë dhe se dhuna nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë për RTV21.

RCCOLA

“Ftojmë opozitën që t’i paraqesë argumentet në Kuvend.Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë e as qeveri teknike nuk do të ketë”, ka deklaruar Thaçi në këtë intervistë.

Thaçi ka thënë se edhe “shtabi më i madh anti-shqiptar, Akademia e Shkencave të Serbisë, e ka pranuar realitetin në Kosovë ndërkaq opozita në Kosovë thotë se ne po punojmë në dobi të Serbisë”.