UBT

Thaçi thotë se implikimi i Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e rrezikon Kosovën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka thënë se implikimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do ta rrezikonte Kosovën.

Madje sipas Thaçit, përkrahja e një force politike në të ardhmen mund ta rrezikojë edhe vet kryeministrin Kurti dhe partinë e tij.

“E rrezikon Kosovën me këto semantika politike që i lëshon se mund të përkrahë një forcë politike. Në të ardhmen do të rrezikojë veten pak më shumë dhe Vetëvendosjen. Se taksita politike në paqartësi gjithmonë të shtynë që të rëshqasësh në kokërr të shpindës. Për shembull një pyetje ngel pa përgjigje, si mundet Vetëvendosje ta takojë partinë qeveritare maqedonase LSDM-në në mes të Prishtinës dhe të krijojë raporte shumë pozitive, e mos ta takojë partinë shqiptare e cila është shumicë absolute në kombin politik shqiptarë së paku me numrat që kanë qenë deri tani”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

ARKATANA

Derisa theksoi se implikimi i institucioneve shtetërore kosovare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut rrezikon është negative për vendin dhe vet qytetarët.

“Unë nuk e them këtë me sarkazëm. Ne si njerëz kemi të drejtë kjo është demokraci dikush e simpatizon dikë dikush dikënd tjetër, por implikimi i insitucioneve shtetërore në zgjedhjet te një vendi tjetër është negative për atë vend për ata qytetarë”, shtoi Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.