Eko Higjiena

Thaçi thotë se është dakorduar me grupin paszgjedhor “6+” për krijimin e institucioneve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i PDK-së e deputeti, Hashim Thaçi, nuk e ka pasur problem që ta njohë si koalicion paszgjedhor grupin prej 6 deputetëve të pakicave joserbe në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka treguar se ka takuar sot këtë grup, dhe se është dakorduar për t’i bashkuar forcat në formimin e qeverisë së re.

“Sot takova grupin politik paszgjedhor ‘6+’ dhe biseduam për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Ishte konkludim i përbashkët se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se i njëjti duhet të respektohet nga të gjitha palët politike”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, transmeton koha.net.

Uji Dea

Kreu në detyrë i ekzekutivit, ka treguar gjithashtu se me “6+”-in janë dakorduar që të punojnë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional.

“T’i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik ‘6+’ do të ketë vendin meritor. Përkushtim i imi mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike”, ka shkruar Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.