Thaçi then rekorde në Facebook
Edhe pse kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, po ka problem të gjejë miq në partitë opozitare për të krijuar qeverinë, si duket popullariteti i tij veç sa po rritet në rrjete sociale. Thaçi theu edhe një rekord personal, duke marrë 32,000 like për një ditë të vetme në një postim të vetëm.
Ai tanimë është politikani më i popullarizuar në Facebook, duke bërë garë edhe me estradën e Kosovës sa i përket ‘pëlqimeve’ dhe ‘shpërndarjeve’. E postimet e fundit të tij po thejnë rekorde, si në botën e politikës, ashtu edhe muzikës.
Thaçi tanimë ka bërë gati 260,000 përcjellës në Facebook dhe përkundër vapës verore dhe ngërqit politik, postimet e tij po pëlqehen shumë nga simpatizantët e shumtë.
Të dielen, ai e postoi një foto me nënën e tij, duke ia uruar asaj ditëlindjën dhe ky postim fitoi 32,000 likes, që është rekordi i ri i kryeministrit në detyrë. Postimi i tij i mëhershëm për fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit mori rreth 25,000 likes, ndërsa selfie e tij e famshëm ka marrë mbi 20,000 like. Sa për përkujtim edhe vetë Tuna, që shihet si mbretëreshë e rrjeteve sociale mori 2,500 likes gjatë promovimit të spotit të saj më të ri MMC, ndërsa asnjë politikan i vetëm kosovar, kurrë nuk ka arritur t’i bëjë më shumë se 5,000 like për një postim.
Kështu Thaçi e ka të garantuar se pavarësisht prej pozitës që do ta zë në qeveri apo opozitë, pas vete e ka një “ushtri” të vërtetë të tifozëve të flaktë që e pëlqejnë çdo postim të tij. /Indeksonline/


