UBT

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës proces i pakthyeshëm, ajo i kontribuon paqes në rajon

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimit formimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm.

Thaçi të hënën do të marrë pjesë në mbledhjen e KS të OKB, të thirrur nga Rusia e Serbia, pas miratimit të ligjeve nga Kuvendi i Kosovë për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjeve për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria u krijua në përputhshmëri të plotë me mandatin kushtetues ligjor ka qenë ditë e mrekullueshme me një votim pothuajse unanim në Kuvendin e Kosovës. Vendimi ka bashkuar gjithë njerëzit në Kosovë. Ndihem shumë mirë që ushtria e Kosovës është themeluar pas punës dhe angazhimit të madh që e kemi pas me partnerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Thaçi.

Më tej ai ka thënë se pjesëmarrja e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është pozitive.

Mobi Casa

“Kemi 10% nga komunitetet, 5% nga komuniteti serb. Ushtria e Kosovës do të prodhojë më tepër paqe dhe stabilitet. Themelimi i ushtrisë, pavarësisht diskutimit që do të ndodhë në Këshillin e Sigurimit është proces i pakthyeshëm. Nëse Serbia është e zemëruar me formimin e ushtrisë, serbët e Kosovës janë rehat me themelimin e ushtrisë”, tha presidenti Thaçi.

Ai tutje ka thënë se ushtria e vendit do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Thaçi foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.

“Pas themelimit të ushtrisë lajmi tjetër i rëndësishëm është edhe votimi në Kuvend nga deputetet të një rezolute dhe një ekipi sa më të gjerë politik duke i krijuar mundësi edhe shoqërisë civile për tu përgatitur për fazën e fundit për dialogun me Serbinë. Ky do të jetë dialogu final dhe do të rezultojë me marrëveshje të përhershme dhe njohje reciproke”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.