Thaçi: Të votohet Specialja, të pastrohet Lufta jonë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe njëherë e ka konfirmuar qëndrimin e tij karshi themelimit të Gjykatës Speciale që do t’i gjykojë krimet e luftës në Kosovë. Ai ka thënë se ky imazh i krijuar për vendin tonë, duhet të pastrohet.
“Një legjendë e krijuar për imazh të keq të Kosovës. Këtë imazh të keq mund ta tejkalojmë bashkërisht si shtet. Ne duhet ta kemi parasysh që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër, e drejtë e përkrahur nga . Ne duhet ta formojmë këtë gjykatë që vie si propozim nga ShBA – Brukseli sepse skemi cfarë të fshehemi. Dhe do të fshihen përgjithmonë këto insinuata”.
“Tani kemi një re të zezë mbi Kosovën apo një Legjendë të zezë të krijuarj nga armiqtë e Kosovës”, tha ai.
Me normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të krijohej edhe stabiliteti në Ballkan, ka thënë Hashim Thaci në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Normalizimi i relacionit në mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqe në Ballkan, sepse kur ka paqe mes kombit serb dhe shqiptar, ka paqe në gjithë Ballkanin. Prandaj të gjithë janë të interesuar për një normalizim të marrëdhënieve”.
Ai gjithashtu ka thënë se Serbia ka shkaktuar dhunë në Kosovë dhe se nuk ka paralele që e barazon.
——————————————————————-
Thaçi: Nuk pyetet Daçiqi
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka bërë të ditur se Asociacioni i Komunave nuk do ta shkelë Kushtetutën e Kosovës.
“Unë dëshiroj t’i siguroj qytetarët e Kosovës se Asosacioni nuk do të ketë asnjë bazë të karakterit legjislativ jashtë Kushtetutës së Kosovës”, tha Thaçi.
Ai gjithashtu ka thënë se është bërë progres edhe në aspektin e “Parkut të Paqes”.
“Sa i përket parkut të paqes, ka lëvizje përpara. Duhet kuptuar se tash kemi Mitrovicën Veriore, e cila ka bërë zgjedhje të lira dhe disa vendime nga komuna ne duhet t’i respektojmë. Por ne do të punojmë për lëvizjen e lirë të njerëzve për vetura dhe mallra. Për këtë çështje nuk pyetet Ivica Daciq, por institucionet komunale dhe qeveritare të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Hashim Thaçi, në emisionin Zona e Debatit, ka deklaruar se Serbia, gjatë negociatave me Kosovën për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kishte kërkuar që këtij asociacioni t’i jepen kompetenca ekzekutive.
“Ka pasur çështje të ndjeshme si Asosacioni i Komunave Serbe. Pala serbe ka tentuar, ka kërkuar që asosacionit t’i jepet karakter ekzekutiv, por, në fund të gjithë janë pajtuar që asosasconi të jetë nën Kushtetutën e Kosovës. Do të jetë një asosacion i formuar në Kosovë dhe do të jetë i regjistruar në këtu dhe do të funksionojë sipas legjislacionit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi duke i cilësuar negociatat si të domosdoshme dhe të nevojshme.
“I tërë ky angazhim për dialogun, për normalizimin e marëdhënieve është absolutisht i ndjeshëm dhe i nevojshëm si për Kosovën edhe për Serbinë. Kanë kaluar tash 2 vjet e gjysmë prej marrëveshjes së parë”, ka deklaruar Thaçi. /Klan Kosova/


