FIDANISHTJA

Thaçi të respektojë marrëveshjen, 70 % e votuesve i thanë JO

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër nga marrëveshja postzgjdhore e firmosur nga tre partitë e opozitës i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie “Thaçi 3”.

Ramush Haradinaj duke i quajtur pa vënd komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.

”Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 % e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë” tha Haradinaj në një intervistë telefonike me gazetarin Nertil Agalliu në Ora News.

Eco Higjiena

Flet si kryeministri i ri i Kosovës

Duke folur si kryeministër i ardhshëm Haradinaj tha se do të jetë një qeverisje e përgjegjshme pa korrupsion dhe do të mbajë premtimin për të ngritur një zyrë të vecantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Të gjithë partitë opozitare e kuptojnë se duhet të qeverisim përgjegjshëm pa korrupsion dhe të shtrimë ligjin në të gjithë vendin kjo nënkupton një drejtim të ri të qeverisë. Herët kam pasur ide për një zyrë për Preshevën dhe shumë shpejt do të realizohet” .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.