Fundamenti

Thaçi: Të pagjeturit, çështja me prioritetin më të lartë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Hashim Thaçi u takua sot me Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës, të cilët i njoftoi në lidhje me dialogun e sapo filluar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Thaçi njoftoi të pranishmit në takim se ka ngritur çështjen e personave të pagjetur në dy takimet që i ka pasur deri tani me kryeministrin e Republikës së Serbisë, njofton Kryeministria nëpërmjet një komunikate për media.

“Kryeministri Thaçi theksoi se me përkushtimin më të lartë personal por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të trajtohet si çështja me prioritetin më të lartë deri sa të ndriçohet edhe rasti i fundit i personave të pagjetur”, theksohet në komunikatë.

ARKATANA

Kryeministri në takim – siç potencohet më tej në komunikatë – mori përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, edhe të përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Asociacionit të shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, të cilët e përkrahën dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ata gjithashtu shprehën kërkesat e tyre që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, si dhe kërkuan një përkujdesje dhe përkushtim më të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.