RCCOLA

Thaçi: Të arrestuarit kanë rrezikuar sigurinë kombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjashtë turqit janë deportuar në Turqi për arsye se me veprimet e tyre në Kosovë, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore. Këtë gjë ai e tha duke u bazuar në raportin e AKI-së, ndërsa pret që ky rast të zbardhet në tërësi, raporton “Zëri.info”.

“Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm i cili është dëgjuar edhe nga kryeparlamentari, kryeministri, ministri i Punëve të jashtme dhe bartësit e tjerë.

E kemi pranuar nga AKI-ja ku në mënyrë të detajuar tregon detajet e këtij operacioni, pra për mohimin e leje qëndrimit të shtetasve turq. Kjo ka të bëj me veprimet e tyre në kosovë, ku sipas AKI-së ka qenë rrezikimi i sigurisë kombëtare dhe kjo ka qenë arsyeja pse ata janë deportuar në Turqi”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i zhgenjyer nga organet e rendit të cilët kanë dështur t`i mbrojnë të drejtat e njeriut, sepse Kosova është një shtet që e bën një gjë të tillë.

“Kosova është shtet demokratik ku mbi të gjitha rrespekton të drejtat e cdo njeriu pavarsishtë etnisë apo bindjeve tjera ideologjike.

UBT

Jam i zhgenjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për arsye se institucionet përkatëse të cilat pritet të tregojnë qfar ka ndodhur kanë dështuar ti mvrojnë këto parime”, ka thënë tutje presidenti, raporton “Zëri.info”.

Ndërsa ai ka folur edhe për gjendjen e Kosovës tani.

Ai ka thënë që gjendja është e qetë pavarësisht se jemi në prag të festës së Pashkëve.

“Ajo cfarë dëshiroj të potencopj është që situata e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë stabile edhe pse jemi në prag të festive të Pashkëve, kemi marrë masa që kjo festë të kalojë pa incidente”, ka thënë ai. /ZËRI