UBT

Thaçi takon zyrtaren amerikane: Me SHBA-të, integrimi i Kosovës në NATO më i shpejtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur udhëheqësen e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Ky ekip sipas Thaçti, e kishte përkrahur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2014, pas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

“Duke ditur rolin vendimtar të SHBA-së në NATO, jemi të sigurt se procesi i integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të jetë shumë më i shpejt”, u shpreh ai.

UBT

Ndërsa, udhëheqësja e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, theksoi se nga viti 1999 ka qenë nder dhe privilegj për të që të merret me Kosovën dhe të kontribuoi në procesin e shtetndërtimit dhe të krijimit të strukturave të sigurisë në Kosovë.

“Kam qenë e lumtur që kam punuar në Kosovë dhe për Kosovën gjatë këtyre viteve”, ka thënë Robinson.

Presidenti Thaçi dhe Robinson u shprehen të bindur se bashkëpunimi ndërmjet ekipit të DIR-it amerikan dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.