Eko Higjiena

Thaçi takon Delawien dhe ambasadorin amerikan në Beograd, flasin për dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie dhe Kyle Scott ambasador në Beograd. Në këtë takim siç ka njoftuar presidenti, është diskutuar edhe për fazën e fundit të dialogun me Serbinë.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se u diskutua për përmbylljen e këtij procesi me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Mobi Casa

“Me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd, sot biseduam për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorëve amerikanë u rikonfirmova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja amerikane ka qenë përcaktuese në jetësimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.