ARKATANA

Thaçi takohet me zyrtaren e lartë të DASH-it: Dialogu me Serbinë, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Drejtoreshën e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Susan Falatko, e cila shoqërohej edhe nga ambasadori Philip Kosnett.

Sipas njoftimit për media, Thaçi dhe drejtoresha Falatko biseduan për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, me një mbështetje konsensuale të të gjitha shteteve të Kuintit”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm.

Po ashtu, presidenti Thaçi theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit është permanente dhe ajo do të vazhdojë.

UBT

“Institucionet vendore para një viti kanë marrë kompetencat në fushën e sundimit të ligjit dhe tani kemi një dinamikë të shtuar”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se, drejtoresha Susan Falatko theksoi rëndësinë që Kosova të mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo rikonfirmoi se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar në avancimin e interesave bilaterale dhe rajonale.

Presidenti Thaçi e falënderoi drejtoreshën Falatko për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.