Eko Higjiena

Thaçi takohet me veteranët e luftës së UÇK-së, invalidët dhe familjet e dëshmorëve

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me bashkëpunëtor nga niveli lokal dhe ai qendror është takuar sonte me veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, të cilëve u ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme nga ana e qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se rezistenca për luftën për liri ka nisur qysh para shumë viteve porse në vitin ’97 deri ’99, ajo është shndërruar në një rezistencë ushtarake që kthej botën e mbarë kah kosovarët për t’u ndihmuar në çlirimin e tyre përfundimtarë nga Serbia.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se organizimet në luftën për liri kanë filluar që nga Lufta e Dytë Botërore. “Janë sakrifikuar shumë shqiptarë të Kosovës në qëllimin e tyre për çlirimin e vendit si të burgosurit politik, veteranët e luftërave të shumta për liri, familjet e dëshmorëve etj. Kulminacioni i rezistencës erdhi me themelimin e UÇK-së dhe luftës për liri. Ndihem krenar që kam qenë bashkëveprimtar me njerëzit tuaj, me disa prej juve të nderuar veteranë, sepse regjioni i Gjilanit, përherë ka dhënë shumë luftëtar për lirinë e vendit. Kur ne u bashkuam në luftën për liri, mbështetja shqiptare erdhi gjithandej botës dhe sot jemi të çliruar, jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht, jemi në një rrugë të mbar drejt integrimit, jemi në ecjen e vendit drejt zhvillimit ekonomik, por kështu të bashkuar duhet të jemi përherë, sepse vetëm të bashkuar mund të kemi fitore të mëdha brenda dhe jashtë vendit” ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se për herë të parë institucionet e vendit në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë nisur të sqarojnë vërtetë statusin e veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Për herë të parë shteti ka nisur të kujdeset me një sinqeritet më të madh dhe më të mirë.

“Është duke u bërë regjistri i veteranëve të luftës dhe disa po thonë se është numër shumë i madh, por po të pyetesha unë, numrin e tyre do ta rrisja edhe më tepër, sepse çdo qytetarë i Kosovës ka qenë pjesë e luftës. Poashtu për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës do të ketë një përkujdesje krejt tjetër nga ajo që ka qenë deri më tani. Me ngritjen e pagave për punëtorët arsimor, Shërbyesit Civil, pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës dhe të tjerëve, do të ngritën pagat edhe për ju si familje të dëshmorëve, si invalid të luftës por edhe si veteranë. Sot kemi mbi 2800 të burgosur politik që janë evidentuar dhe ata do të kompensohen për çdo ditë të burgut të mbajtur. Edhe pse asnjëherë nuk është e mjaftueshme ai kompensim sepse sakrifica, maltretimet dhe jeta e tyre në burg nuk paguhet me asnjë çmim, por ne këtë po e bëjmë. Të burgosurit ishin burim frymëzimi për ne në luftë, por edhe për ndërtimin e vendit”.

Uji Dea

Thaçi gjithashtu ka garantuar se zgjidhja më e mirë sot është PDK. Këtu ka veteranë të luftës, ka invalid të luftës, ka familje të dëshmorëve, ka të burgosur politik dhe kërkoi nga ju që të na mbështetni në këtë rrugë tonën të përbashkët që kemi bërë që nga ajo kohë e deri më tani, kërkoj mbështetjen tuaj edhe për ndërtim të vendit dhe integrim në strukturat euro – atlantike.

Ndërsa kryetari Mustafa, ka thënë se Komuna e Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet në shërbim të të gjithëve, por me theks të veçantë në shërbim të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve. “Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkë, sepse besimin që ju na keni dhënë në vitin 2007, në vitin 2009 e kemi llogaritur përherë amanet duke qeverisur me nderë dhe me dinjitet në shërbim të të gjithëve barabarsisht. Qeverisja në Gjilan është qeverisje ku zyrtari është shërbyes e qytetari është sovrani, padroni. Me mbështetjen tuaj ne fitoren do ta kemi më bindëse dhe më të dinjitetshme. Ne gjithnjë kemi marrë mbështetje nga ju edhe në proceset kur ishim opozitë por jemi të bindur edhe në mbështetjen e tanishme për këtë garë për mandatin e tretë. Përkujdesja ndaj jush do të vazhdoj sikur përherë. Do të jemi pranë kërkesave tuaja. Institucionet e Komunës janë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Dallimet e Gjilanit sot janë ato që ne për 6 vjet kemi kaluar decenie çka të tjerët as që e kanë dëshmuar përkushtimin për një gjë të tillë. Ju shtetin e keni kuptuar si garant të qytetarëve dhe ne bashkërisht këtë e kemi dëshmuar bashkë me ju. Ndaj mbështeteni Partinë Demokratike të Kosovës sepse sa më shumë mbështetje që kemi aq më të fuqishëm do të jemi” ka thënë Mustafa.

Ndërsa Zenun Pajaziti, deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se mbështetja për kryetarin Mustafa është mbështetje për veten tuaj, është mbështetje për jetën e qytetarëve, është mbështetje për të ardhmen e sigurt të vendit.

Ndërsa Ilir Tahiri, kandidat për këshilltar komunal dhe djali i dëshmorit Abdullah Tahiri, në emër edhe të veteranëve, ka thënë se mbështetja për PDK-në është mbështetje për fitoren e të gjithëve. Ndaj ky është një mbledhim i të gjithë neve që më 3 nëntor të mbështesim PDK-në dhe udhëheqësin e Luftës së UÇK-së Hashim Thaçi thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/