UBT

Thaçi takohet me presidentin Obama

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj pritjeje, Kryeministri Thaçi shkurtazi e ka njoftuar Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama për të arriturat e shtetit të Kosovës gjatë periudhës së paspavarësisë, dhe ka prezantuar vizionin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur në plotëni agjendën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Fundamenti

Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, duke filluar nga procesi i çlirimit të Kosovës, procesi i pavarësisë dhe tani në procesin e integrimit në BE dhe në NATO.

Nga ana e tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka vlerësuar lidershipin e Kryeministrit Thaçi në kuadër të procesit të shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar rolin e tij konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.