United Hospital

Thaçi takohet me Hahn: BE-ja të përfundojë procedurat për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me komisionerin, Johanes Hahn.

Thaçi pas takimit me komisionerin Hahn në Bruksel, ka thënë se BE-ja duhet të mundësojë lëvizjen e lirë të kosovarëve sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Presidenti ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Uji Dea

Sipas Thaçit, ratifikimi i demarkacionit ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin e paqes në rajon.

Hahn citohet t’i ketë thënë presidentit se do t’i kryejnë procedurat në institucionet e BE-jë për heqjen e vizave.

“Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme. Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së. Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar presidenti i vendit.

Thaçi po qëndron në Bruksel ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.