Thaçi: Ta mbyllim kapitullin e luftës dhe ta hapim atë të paqes

/ 2 minuta lexim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka prezantuar sot Ekipin përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin si hap të parë drejt konkretizimit të kësaj iniciative.

Thaçi tha se dy dekada të pas luftës ende ka plagë te qytetarët në Kosovë.

“Kemi kuptuar që hapat e ndërmarr para themelimit të Komisionit janë qenësore. Puna vetëm sa ka filluar, andaj përkrahja dhe angazhimi juaj do të jetë i nevojshëm edhe në ditët në vijim. Kemi pasur të njëjta dilema dhe shqetësime si ju, po ashtu kemi pasur frikë por dhe besim të plotë për këtë iniciativë”, theksoi presidenti i vendit Thaçi.

Fidanishtja

“Kam formuar komisionin ta mbyllim kapitullin e luftës dhe ta hapim atë të paqes për gjeneratat të cilat vijnë. Te mos lejojmë të përsëriten më dhimbjet e luftës. Ajo që synojmë është që të ndërtojmë një narrativ të unifikuar për të kaluarën tonë”, tha presidenti Thaçi.

Ndryshe, ekipi përgatitor përbëhet nga nëntë persona, pesë anëtarë nga shoqëria civile dhe katër të tjerë nga institucionet. /Telegrafi/