United Hospital

Thaçi synon Presidencën para pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i koalicionit PDK-LDK për president të Kosovës, Hashim Thaçi, po synon që tetëvjetori i pavarësisë ta gjejë në krye të shtetit. Plani i tij është që të zgjidhet president para protestës së paralajmëruar të opozitës Hashim Thaçi po synon që tetëvjetori i pavarësisë, 17 shkurti 2016, ta gjejë në krye të Presidencës së Kosovës njësoj siç e kishte gjetur në krye të Qeverisë në vitin 2008, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur.

Për ta përgatitur terrenin për zgjedhjen e Thaçit president pritet të caktohet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë dy javëve në vijim, ku do të votohet nga deputetët edhe nga i pari i shtetit.

Këtë e dëshmon edhe një mbledhje që PDK-ja ka mbajtur dje, ku ka caktuar edhe kundërkandidatin e Thaçit për president, Rafet Ramën, në mënyrë që ta plotësojë kriterin formalo-juridik.

ARKATANA

Ndonëse PDK-ja ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, sipas burimeve të “Zërit” në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të kësaj partie është vendosur që të mos ketë seancë për zgjedhjen e presidentit para datës 10 shkurt. “Seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet pas datës 10 shkurt”, i ka thënë “Zërit” një burim brenda PDK-së.

Mirëpo nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ende nuk e di nëse do të ketë seancë të rregullt plenare para seancës në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.