ARKATANA

Thaçi: Synojmë marrëveshje miliardëshe

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovë, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar mbajtjen e konferencës “Western Balkans 6″, ku Kosova do të jetë nikoqire e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Infrastrukturës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Komisionerin Hahn dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se synohen marrëveshje që Kosovës i sjellin investime.

Uji Dea

Lexojeni të plotë postimin e Thaçi:

Nesër do t’i pres 12 ministra të jashtëm dhe të transportit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me komisionerin Hahn dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, EBRD, Bankës Botërore. Do të synojmë të bëjmë marrëveshje që do të sjellin investime miliardëshe dhe vende të reja të punës. Ministeriali në Prishtinë është vazhdim i Procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe e bën Kosovën epiqendër të bashkëpunimit rajonal. HTH