GRANDEMALL

Thaçi: S’po bëj fushatë, takimet me qytetarë janë stili im i punës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur lider i Partisë Demokratike të Kosovës, është akuzuar ditëve të fundit, pas vizitës së tij në një shkollë në vendlindjen e tij, se ai po bën fushatë për një parti të caktuar, por Thaçi e ka mohuar kategorikisht këtë.

“Në momentin që jam zgjedhur president për mua ka përfunduar çdo autoritet sa u përket partive politike në Kosovë. Kontaktet e mia nuk janë fushatë aspak. Por, tani unë kam përgjegjësitë e mia, stilin tim të punës në kuadër të kornizave kushtetuese”, ka thënë Thaçinë një intervistë në Klan Kosova.

“Takimet që kam zhvilluar dhe do të vazhdoj t’i zhvilloj me qytetarët e Kosovës. Kjo është traditë e imja, që nga koha kur kam qenë në opozitë, mandej si kryeministër, edhe sot. Është e mirë sepse në momentin kur shkëputesh nga realiteti i jetës së qytetarit të thjeshtë lindin problemet”.

“Nuk dëshiroj të komentoj opinionet e partive politike, por mendoj se ata duhet të jenë mirënjohës pasi i kontaktoj të gjithë, të gjitha kategoritë, të cilat s’i takojnë asnjë partie, por si president e kam për obligim t’i thërras njerëzit të dalin të votojnë”.

ARKATANA

Thaçi tha se në këtë situatë politike ai ka dy objektiva kryesore për të cilat po punon.

“E para është që si president kam marrë vendim, pas rrëzimit të qeverisë, ta shpërbëj Kuvendin dhe tani vendi po shkon në zgjedhje, ndërsa në të njëjtë kohë do të angazhohem që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike, ballafaqim të argumenteve dhe vizion për të ardhmen. Duhet ta dërgojmë një mesazh të mirë para botës”.

,“Dhe e dyta. ftoj njerëzit që të dalin dhe të votojnë dhe ata që e marrin përgjegjësinë të kenë legjitimitet të madh për vendime të mëdha”, tha presidenti Thaçi. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.