Fundamenti

Thaçi: Specialja në Parlament – vetëm pasi të sigurohen votat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi tha se Qeveria nuk do t’i procedojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.

Thaçi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve.

UBT

Ministri grek tha se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, siç janë Interpoli dhe UNESCO-ja.

Edhe pse i pyetur nëse do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës, ai nuk dha përgjigje të prerë, megjithëse konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në integrimet euroatlantike. Ai tha se shumë shpejt do të hapet një zyrë e Kosovës në Athinë./zeri/