Uji Dea

Thaçi: Sot u vulos përcaktimi i Kosovës për vlerat e BE’së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, me rastin e inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, ka thënë se nga sot është vulosur përcaktimi strategjik i Kosovës për t’u përcaktuar për vlerat e Unionit Evropian.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është në fillim të procesit të integrimit në BE i cili në vete përmbanë shumë sfida, por sipas tij, për këtë jemi shumë të vendosur dhe të sigurtë se do t’ia dalim deri në fund.

“Sot u bë inicializimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, pra u ndërmor një hap vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në familjen evropiane”.

Uji Dea

“Me këtë marrëveshje Kosova vulos përcaktimin e saj strategjik për të përqafuar vlerat e Bashkimit Evropian si dhe për t’u bërë pjesë e këtij unioni”.

“Jemi në fillim të një procesi të integrimit me shumë sfida, mirëpo unë jam i bindur që ne kemi potencialin dhe vullnetin e duhur për t’i përballur me sukses çdo vështirësi. Këtij zhvillimi duhet ti gëzohemi të gjithë sepse sot jemi edhe më afër përmbushjes së aspiratës së popullit tonë për integrim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.