RCCOLA

Thaçi: Sot është afati i fundit i rrënimit të murit në veri, të respektohet Rezoluta e Kuvendit

/ 1 minutë lexim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se janë të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e murit në veri, e vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.

Presidenti këto komente i bëri para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit.

Thaçi tha se sot në 20 vjetorin e rënies së Zahiri Pajazitit po nderojnë atë dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.

Mobi Casa

Duke folur për zhvillimet në vend Thaçi tha se janë të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e murit në veri që është vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.

Thaçi tha sot se vendosja e murit në veri të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe për këtë nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit.