Thaçi: Sistemi i drejtësisë duhet të merret me krimet e para dhe pas luftës në Kosovë

Ai ka thënë se drejtësia duhet ti jap prioritet të veçantë zgjedhjes së të gjitha vrasjeve. Ai ka thënë se krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë ende presin të marrin përgjigjen.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ai ka përgëzuar sistemin e drejtësisë për punën që është duke e bërë, shkruan Gazeta Express.
“Fal këtij angazhimi Kosova ka ngritur një sistem të drejtësisë të konsoliduar të gatshëm të merret me nevojat e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.
Ai është shprehur se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ngritur nga pika zero.
“Fal punës së drejtësisë cdo ditë e më shumë po shohim rezultate pozitive”, ka shtuar më tej Thaçi.
Ai ka thënë se drejtësia duhet t`i jap prioritet të veçantë zgjedhjes së të gjitha vrasjeve.
Ai ka thënë se krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë ende presin të marrin përgjigjen.
“Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithëve tani kemi marrë në duart tona përgjegjësitë që nuk i kemi pasur që nga paslufta. Vendi ynë ka pasur përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Tani pasi që kompetencat janë bartur tek ne, përgjegjësia është më e madhe, e të gjithëve që të bëjmë drejtësinë”, ka thënë Thaçi në një konferencë për shtyp./GazetaExpress/