Uji Dea

Thaçi: S’i frikësohemi Speciales, do t’i përgjigjemi dhe do të triumfojmë me dinjitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova dëshiron që Britaninë ta shoh në Bashkimin Evropian. BE-ja pa Britaninë nuk do të ishte e njëjta.
Ky është konstatimi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë në një intervistë për prestigjozen britanike “The Independent”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe aktualitete tjera në rajon, transmeton lajmi.net.

“Pa Britaninë, BE-ja do ta humbte subtancën, nuk është një situatëe mirë, as për BE-në dhe as për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Thaçi në këtë intervistë thotë se Kosova dëshiron të ketë kufinj të hapur me BE-në, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Serbinë.

Sipas tij, brenda 5 deri në 10 vite Kosova mund t’i bashkëngjitet Aleancës më të madhe ushtarake,

Ai flet edhe për përkrahjen që Trump i ka dhënë Ballkanit që pas marrjes së postit si president.

Fundamenti

Në fakt, Thaçi ka thënë se skeptikët janë demantuar me përkushtimin e presidentit amerikan për Ballkanin.

“Skeptikët kanë thënë vazhdimisht se Trump nuk do të kujdeset për Ballkanin. Në fakt ai ka dhënë mbështetje mjaft të madhe. Ai e ka ndjekur politikën e presidentëve tjerë për Kosovën, si të Bushit, Klintonint dhe Obamaës. Ai ka dërguar dy letra në dya muaj me një mesazh të qartë për arritjen e marrëveshjes këtë vit”, ka thënë ndër të tjera Thaçi në këtë intervistë.

Në këtë intervistë Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën thotë se Kosova nuk ka se çfarë t’i frikësohet.

“Si gjithmonë, ne nuk do t’i ikim asaj, ne do t’i përgjigjemi dhe jam i bindur se do të dalim me dinjitet dhe integritet”, thotë ai.

“Unë jam shumë krenar që kam qenë njëri ndër liderët e UÇK-së. Gjithmonë ka pasur zëra që duan ta denigrojnë Kosovën, apo mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim për rrugën tonë përpara. Unë besoj në drejtësi dhe nuk duhet të lejojmë historinë të përsëritet”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.