Thaçi: Shumë shpejt do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se shumë shpejt do të themelohet një komision i veçant për themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe.
Thaçi tha se themelimi i Asociacionit do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e saj, shkruan zeri.info
Thaçi këto komenti i ka bërë pas takimit me delegacionin e deputetëve të parlamentit Evropian.
“Si president u zotova që do ti kryejmë të gjitha puënt duke themeluar edhe komisionin për themelimin Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.. Një Asociacion që nuk do të ketë aspekt ekzekutiv dhe legjislativ por që do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”, ka thënë Thaçi.
Ai më tej shtoi se do të bëhet edhe implementimi i marrëveshjes atë të Demarkacionit me Malin e Zi./ZËRI