Thaçi: Shumë punë është bërë për shtatë vjet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës
Ai përmes këtij urimi, ka rikujtuar të arriturat që janë bërë në këto plot shtatë vite.
Postimi i plotë i Thaçit në “Facebook”:
7 vjet shtet. 1,500 km rrugë të ndërtuara. 100 shkolla të reja të përfunduara. 108 njohje. Anëtarësi në shumë organizata. Rritje ekonomike mesatare prej 4%. Demokraci e konsoliduar dhe kuvend i zgjedhur demokratik. Shumë punë është bërë për 7 vjet të kompenzohet një shekull i tërë okupimi dhe një luftë shkatërrimtare. Por duhet të punojmë edhe më shumë dhe të sigurojmë që Kosova do të sjell begati dhe lumturi për cdo qytetar të saj. Urime Pavarësia! HTH