Eko Higjiena

Thaçi shtyn anëtarësimin në KE për t’i shpëtuar Speciales

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Thememlimin e Gjykatës po e mbulon velloja e misteriozitet.it

Mulaj: Procesi i integrimit në BE varet shumë se sa do të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni

“Topi është te ministri i Punëve të Jashtme. Asnjë informatë zyrtare nuk e kemi se çka po ndodh. Sipas asaj që kemi dëgjuar nga mediet, Holanda nuk ka pranuar që në territorin e saj të formohet Gjykata Speciale, për arsye se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ne nuk e dimë se cilat janë arsyet që Hashim Thaçi dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk e kanë përgatitur vendin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, thotë deputeti Adem Salihaj

FIDANISHTJA

Pavarësisht se janë krijuar të gjitha parakushtet, që Kosova të aplikojë dhe të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që do ta bënte më të lehtë edhe krijimin dhe funksionalizimin e të gjitha trupave përcjellëse të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, analistët politikë dhe njohësit e rrethanave aktuale në Kosovë konsiderojnë se pozicionimi i Hashim Thaçit në pozitën e ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, po shfrytëzohet edhe për zvarritjen e qëllimshme të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE.

Kjo zvarritje, sipas tyre, po bëhet vetëm e vetëm që me këtë proces të zvarritet funksionalizimi i Gjykatës Speciale, derisa lideri i PDK-së Thaçi, që përflitet si një nga figurat qendrore që do të gjendet para kësaj Gjykate, të zgjidhet në pozitën e presidentit dhe mbase me këtë të fitojë edhe një lloj imuniteti të përkohshëm artificial nga trajtimi para Speciales.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, konsideron se pas situatës dramatike, me plot vështirësi të miratimit në Kuvend të Gjykatës Speciale, tani akti tjetër i themelimit dhe funksionalizimit të saj po vihet në pikëpyetje, pikërisht për shkak të pengesave që dyshohet se po dalin si pasojë e situatës së mjegullt që po e krijon MPJ-ja e drejtuar nga Hashim Thaçi. “Ne patëm vështirësi serioze për ta kaluar në Kuvend Gjykatën Speciale. Pas marrjes së vendimit, ne vlerësuam se u hap rruga për formimin e saj. Megjithatë formimin e Gjykatës Speciale po e mbulon një vello misterioziteti dhe mungesë e madhe transparence. Tash topi është te ministri i Punëve të Jashtme. Asnjë informatë zyrtare nuk e kemi se çka po ndodh. Sipas asaj që kemi dëgjuar nga mediet, Holanda nuk ka pranuar që në territorin e saj të formohet Gjykata Speciale, për arsye se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ne nuk e dimë se cilat janë arsyet që Hashim Thaçi dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk e kanë përgatitur vendin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje mungon transparenca totale”, thotë deputeti i LDK-së Adem Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.