Thaçi: Shteti nuk duhet të mbetet peng i shpirtngushtësisë partiake

Më tej, ai duke folur për veprimet opozitare, të cilat përmes dhunës synojnë të arrijnë përfitime partiake theksoi: “Janë duke e lënduar konsolidimin e shtetit të Kosovës, pasi kush qeverisë me vendin e përcakton vota e qytetarëve, e jo dhuna”. Thaçi në këtë takim gjithashtu theksoi se zgjedhja e presidentit konform ligjeve dhe marrëveshjeve do ta ndihmoj konsolidimin e shtetit, por edhe afirmimin e vet partisë.
Në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, u mbajt takimi i krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës me strukturën e degës së kësaj partie.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi uroi veprimtarët lokal për angazhimin strukturor të degës dhe për qeverisjen e komunës.
Ai u ndalë në vlerësimet për angazhimet e PDK-së që nga themelimi i saj në respektimin e standardeve demokratike dhe veprimeve gjithmonë në interes të shtetit. “Veprimet shtetërore nuk duhet të mbesin peng i shpirtngushtësisë partiake”, tha Thaçi.
Më tej, ai duke folur për veprimet opozitare, të cilat përmes dhunës synojnë të arrijnë përfitime partiake theksoi: “Janë duke e lënduar konsolidimin e shtetit të Kosovës, pasi kush qeverisë me vendin e përcakton vota e qytetarëve, e jo dhuna”. Thaçi në këtë takim gjithashtu theksoi se zgjedhja e presidentit konform ligjeve dhe marrëveshjeve do ta ndihmoj konsolidimin e shtetit, por edhe afirmimin e vet partisë.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndër të tjera në fjalimin e tij ftoi opozitën për më shumë dinjitet në veprimet e saja dhe që bashkarisht të punohet për shtetin. “Dhuna nuk është zgjedhje që e çon vendin përpara. Ajo po e dëmton edhe partneritetin tonë me ndërkombëtarët”, vlerësoi Veseli.
Ai këtë muaj e quajti si të veçantë, pasi ky është muaji që vendi do ta zgjedhë presidentin.
Në këtë takim foli edhe kryetari i degës së PDK-së Kurtan Kajtazi dhe kryetari i Komunës Bajram Mulaku, të cilët u ndalën në të arriturat e Komunës gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë.