Mobi Casa

Thaçi: Shtatorja e ish-ambasadorit Walker në Reçak, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Reçak – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe ka zbuluar shtatoren e ish-ambasadorit William Walker në këtë fshat.

Presidenti Thaçi tha se në Reçak kishte ndodhur ajo që më së paku ishte pritur të ndodhte, por, sipas tij, krejt bota pastaj e pa sesi në Kosovë po ndodhte gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme.

“Gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme ia hapi sytë gjithë diplomacisë botërore”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë.

“Në kuadër të këtyre organizatave ndërkombëtare ishte njeriu i duhur, në emër të shtetit të duhur, pra ambasadori William Walker, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Walker ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, e cila ia hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, shtoi presidenti Thaçi.

Uji Dea

Ai theksoi se jo vetëm tash pas 18 vjetëve, por gjithmonë do të kujtohen viktimat dhe heroizmi i pashoq i popullatës shqiptare, bashkë me përpjekjet madhore dhe unike të popullit të Kosovës.

“Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet mirë, kudo që jeton në Kosovë e diasporë, sepse ka atributet e një çlirimtari”, theksoi presidenti Thaçi.

Gjithashtu, i pari i vendit tha se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen e vendit, që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe t’i kultivojmë raportet e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë ishin dhe mbeten përkrah Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Para zbulimit të shtatores së ish-ambasadorit amerikan, William Walker, presidenti Thaçi e falënderoi atë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës dhe për praninë e sotme në Reçak, duke theksuar se shtatorja e tij simbolizon të vërtetën për Kosovën para botës dhe përfaqëson simbolin e lirisë dhe të pavarësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.