Fundamenti

Thaçi: Shqipëria me pozicionin më të mirë politik

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas kryeministrit në largim Hashim Thaçi, kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912.

Uji Dea

“Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë europiane. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri Thaçi në profilin e tij në facebook./Indeksonline/