UBT

Thaçi shpalos në Gjilan “Misionin e Ri”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lideri i PDK-së Hashim Thaçi, ka shpalosur në Gjilan, në një takim me intelektualët, programin e tij “Misioni i Ri” të cilin e ka cilësuar projekt të zhvillimit ekonomik që synon krijimin e më se 200 mijë vende të reja të punës.

Gjilanit, ndërkaq i ka premtuar autostradën Prishtinë-Gjilan – Bresalc – Konçul, me një gjatësi 51 kilometra. “Ne kemi dëshmuar se dimë dhe mund të bëjmë autostrada, për dallim prej të tjerëve, të cilët nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë as një rreth-rrotullim në Prishtinë”, ka thënë Thaçi, raporton rajonipress.

Duke i bërë një elaborim rrugëtimit të deritanishëm për liri, pavarësi e shtet-ndërtim, Thaçi tha se Kosova sot është një vend i respektuar prej SHBA, BE, NATO-s dhe shteteve tjera euroatlantike. Vizioni ynë është që në të ardhmen të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha ai.

Duke folur për aktualitetin, Thaçi tha se jemi para një sfide të re, që kërkon një mobilizim të ri deh i ka ftuar qytetarët, pa dallime politike, t`i bashkohen “Misionit të Ri” për zhvillimin e vendit, derisa për bizneset ka premtuar fondin prej 1.5 miliard euro.

UBT

Po kështu, Thaçi ka përmendur premtimin e tij për rritjen e pagave që është bërë realitet, ligjin për veteranët e luftës, uljen për 50 për qind të pagesë së semestrit për studentë në Universitetet Publike, ndërkohë që premtoi se prej një tetorit të këtij viti, të gjithë studentët e Universiteteve Publike do të studiojnë falas.

Thaçi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit të Spitalit Regjional në Gjilan për financimin e një qendre emergjente në këtë qytet, duke thënë se kjo është e realizueshme qysh në shtator të këtij viti me rishikim të buxhetit.

Hashim Thaçi ka bashkëbiseduar me intelektualët e Gjilanit edhe për çështje të tjera që i kanë ngritur ata./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.