FIDANISHTJA

Thaçi: Shkuarja e kosovarëve në ISIS nuk ka të bëjë me fenë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se besimi apo ideologjia nuk është arsyeja kryesore se pse të rinjtë kosovarë kanë shkuar në ISIS.

Ai gjatë një interviste për RTV Dukagjini ka thënë se bashkëngjitja e kosovarëve në këtë organizatë nuk ka të bëjë me besimin dhe ideologjinë. Madje, sipas Thaçit, edhe ata që udhëheqin këtë organizatë nuk e bëjnë për këtë qëllim.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar se Kosova është kampionë kundër terrorizimit dhe radikalizmit në rajon, ndërsa për këtë sipas tij kanë folur edhe presidenti i SHBA-ve,Barack Obama dhe sekretari John Kerry.

Mobi Casa

Presidenti i vendit ka vlerësuar se askush nuk duhet të bëhet injorant dhe të mohojë se nuk ka pasur elemente radikale në Kosovë.

Thaçi ka shpjeguar se si autoritetet vendase kanë marr masa konkrete ndaj 100 individëve të cilët, siç tha ai, kanë përhapur dhe nxitur urrejtje si dhe kanë ndihmuar në shkuarjen e qytetareve të Kosovës në Irak dhe Siri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.