Hidromorava

Thaçi shëtit në Gjilan dhe motivon fitoren e sigurt të Qemajl Mustafës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hashim Thaçi të martën ishte në Gjilan për të përkrahur Qemajl Mustafën. Thaçi ishte i gëzuar pasiqë sipas tij përkrahje masive nga qytetarët ka marrë për ta mbështetur Qemajl Mustafën ka dëgjuar edhe sot.

Hashim Thaçi edhe të martën së bashku me eskortën e tij ishte në mbështetje të Qemajl Mustafës për të siguruar sa më shumë simpatizantë dhe aktivistë që votojnë pro Qemajl Mustafës, raporton rajonipress.

Thaçi ka takuar grupe të ndryshme të qytetarëve që nga rruga e Prishtinës dhe në qendër të qytetit dhe ka marr opinione të shumta në favor të Qemajl Mustafës për të qenë kryetar i Gjilanit.

ARKATANA

Thaçi pastaj ka folur shkurt për vizitën e tij. “Jo vetëm sot, por edhe ditëve tjera kam vërejtur një mbështetje maksimale dhe masive për Qemajl Mustafën. Ky është vullneti i qytetarëve të Gjilanit që e duan edhe për një mandat njeriun e duhur dhe njeriun e tyre i cili ka bërë shumë projekte të kapshme për Gjilanin. Takova shumë grupe e qytetarë dhe nga goja e tyre mësova se e duan Qemajl Mustafën edhe për një mandat” tha Thaçi.

Thaçi ndërkaq nuk ka komentuar rreth incidentit Geci- Syla, pasiqë siç u shpreh gjithçka është thënë në një komunikatë.

Ndërkaq Qemajl Mustafa ka falënderuar Thaçin për vizitën dhe tha se ai po gjen mbështetje masive nga qytetarët.”Kjo tregon se unë as kam qenë dhe as do të jem kryetar vetëm i PDK-së, por do jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit” tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.