Thaçi: ShBA mbështet procesin e zgjedhjes së presidentit

Procesi i zgjedhjes së presidentit është në fazën finale dhe se zgjedhja e presidentit do të bëhet në muajin shkurt, me një proces të rregullt dhe transparent. Zgjedhja e presidentit të ri do ti fuqizoj dhe më tepër institucionet e vendit.
Kështu pohoi ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës.
Ndërsa tha se SHBA-të mbështesin plotësisht institucionet e Kosovës e po ashtu dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.
“ShBA mbështet procesin transparent të zgjedhjes së presidentit. Nuk mund të presim mbështetje te emrave të veçantë? Që është krejt normale. Nuk mund të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë ne zgjedhjen e çështjeve tona të brendshme. Prandaj kjo çështje në kuptimin individual nuk është biseduar. Por atë që mund ta konfirmoj sot, është se ShBA mbështet institucionet dhe procesin e zgjedhjes së presidentit. Por ajo që mund të konfirmoj gjithashtu se ShBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë per president të republikës së Kosovës”, pohoi Thaçi.
Ndërsa ministri i jashtëm i Maltës Velle konfirmoj mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.