Hidromorava

Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin idenë e tij për korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “zëri.info”.

“Realisht unë i besoj projektit për korrigjimin kufijve duke përfshirë kështu Preshevën dhe Bujanovcin. Ata ma kanë propozu këtë ide në kabinetin tim. Kanë qenë këshilltarët e tyre. Unë kam thënë që nëse keni seriozisht po. SHBA do ta mbështesin çdo gjë që është në interes të Kosovës qoftë edhe ajo për korrigjimin e kufijve”, ka thënë Thaçi në Oksigjen.

Ai po ashtu ka deklaruar se do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë vetëm nëse SHBA dhe BE do të garantonin që Serbia do ta njoh Kosovën, që Rusia ta tërheq veton dhe që Kosova të pranohet në NATO dhe BE.

LEXO EDHE: Thaçi : David Phililips nuk ka qenë kurrë këshilltar i imi

“Nëse kemi garancën nga SHBA dhe BE për njohje nga Serbia, pastaj për heqjen e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit dhe pastaj edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, unë do ta nënshkruajë marrëveshjen, por vetëm nëse kemi garanci të plotë”, ka thënë ai.

Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë që Kosova nuk mund të anëtarësohet as në NATO e as në BE pa nënshkruar një marrëveshje me Serbinë.

“Nuk ka anëtarësim as në NATO e as në OKB e BE pa marrëveshje ligjërisht obligative me Serbinë që do të nënkuptonte njohjen reciproke”, ka thënë Thaçi. /ZËRI

Thaçi : David Phililips nuk ka qenë kurrë këshilltar i imi

Së fundmi eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë. Ai nuk është pajtuar me idenë e Thaçit për “korrigjimin e kufijve” në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Uji Dea

Ka qenë Thaçi ai i cili në një emision televiziv ka shokuar me deklaratën e tij. Ai ka thënë që Phillips nuk ka qenë kurrë këshilltarë i tij.

LEXO EDHE: Jep dorëheqje këshilltari i angazhuar i Thaçit, David Philips, thotë se është kundër ndarjes së Kosovës

“Ai kurrë nuk u kanë këshilltari i imi. Ai u kan këshilltar i Qeverisë, ka ba qa ka ba u shku”, ka thënë shkurt Thaci, në emisionin Oksigjen. /ZËRI

Thaçi tregon se kur do të hiqen vizat për Kosovën

Presidenti i vendit , Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv ka deklaruar se vizat për Kosovën do të hiqen në momentin kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe fillojnë të flasin mirë për Kosovën, në takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian, raporton “zëri.info”.

Sipas tij tregimi i sondazheve të bëra me të rinj kosovarë që synojnë shkuarjen në vendit e Bashkimit Evropian, i tmerrojnë zyrtarët e këtij institucioni.

LEXO EDHE: Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

“Vizat hiqen për Kosovën kur na flasim mirë për vendin tonë në takime të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian e jo të u themi që sipas sondazheve qytetarët 80% thonë që kur të hiqen vizat do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo i tmerron ata. Kur të lihen inatet politike e të flitet mirë për vendin edhe hiqen vizat. Kriteret janë plotësuar”, ka deklaruar Thaçi në Oksigjen. /ZËRI