Fundamenti

Thaçi sërish flet për ngërçin: La pasoja në ekonomi, diplomaci, në rend dhe ligj

/ 3 minuta lexim

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shkurt. “Negociatat me Serbinë do të vazhdojnë në fillim të shkurtit. Niveli do të jetë i takimit mes kryeministrave dhe zëvendëskryeminsitrave. Gjithmonë me bazë në Marrëveshjen e Prillit edhe pse Serbia po punon që t’i zhagitë këto marrëveshje”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se nuk e di datën se kur do të përmbyllet ky dialog.

“Se kur do të përmbyllet ky dialog, nuk e di me datë muaj dhe vit dhe mendoj se këtë nuk e di askush, por do të jetë një proces që mund të them se do të zgjasë sepse do të vijnë faza të tjera që do të vijnë në dialog. Por ajo që mund të thuhet është se dialogu është për të mirën e dy popujve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ndihet e sigurt në këtë dialog, pasiqë ka mbështetjen e plotë të BE’së dhe NATO’s.

“Dialogu do të jetë përsëri i udhëhequr nga BE. Dialogu do ta ketë edhe mbikëqyrjen e plotë nga SHBA dhe NATO, andaj Kosova ka siguri të plotë që të vazhdojë këtë proces. Me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, po tregohet edhe mesazhi i paqes dhe stabilizimit në rajonin tonë, tha veç tjerash Thaçi.

Thaçi sërish flet për ngërçin: La pasoja në ekonomi, diplomaci, në rend dhe ligj

RCCOLA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka folur për ngërçin politik, duke thënë se pati pasoja të mëdha për Kosovën.

Ai thotë se ngërçi pati pasoja në zhvillim ekonomik dhe shumë aspekte tjera.

“Sa i përket ngërçit gjashtë mujor, Kosova ka qenë në një situatë të panevojshme. Aspak meritore për vullnetin e qytetarëve. Ka pasur pasoja edhe në zhvillimin ekonomik, edhe në diplomaci edhe në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës edhe në rend dhe ligj”, ka thënë ai në RTK.

Megjithatë ai ka thënë se në këtë periudhë, pati pjekuri politike megjithëse i ka quajtur të panevojshme sulmet që janë bërë gjatë kësaj periudhe ndaj Presidentes.

“Në këtë periudhe gjashtë mujore, dëshmuam pjekurinë tonë politike. Duke dërguar mesazhin tonë të urtësisë. Ka pasur sulme të panevojshme edhe ndaj Presidentes”, ka thënë ai.