FITORJA

Thaçi: Së shpejti do ta kemi Ushtrinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova së shpejt do ta ketë Ushtrinë e saj e cila do të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

Këto komente, kreu i shtetit i bëri në ceremoninë e organizuar për 18 vjetorin e masakrës së Rezallës.

“Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e theksoj gjithçka që i vjen mirë Kosovës, buron nga sakrifica e martirëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, luftës që kemi zhvilluar”, ka shtuar ai.

Atje Thaçi, ka thënë se poashtu se “duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë sakrificë të madhe që është bërë për të arritur në këtë ditë”.

Në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, kryetari i Kosovës ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi.

Mobi Casa

“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, se pa ato përpjekje, pa atë sakrificë, nuk do të ndodhte as liria, e as pavarësia e Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti ka shtuar se me dhimbje të madhe “kujtojmë të gjithë ata martirë, prej foshnjave deri te njerëzit më të moshuar që janë viktimë e dhunës dhe represionit deri në përmasat të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë”.

“Ndihemi shumë krenar me të gjithë ata bashkëluftëtar, me familjet tuaja, që secila shtëpi e juaja këtu në Rezallë dhe kudo në Drenicë ishit Ushtri Çlirimtare e Kosovës, dhe të jeni të bindur dhe ndihuni gjithmonë krenarë, siç jeni ndjerë gjithmonë. Sepse, pa atë bashkim tuajin, pa atë sakrificë tuajën, nuk do të ndodhtë e mrekullueshmja liri, që po e gëzojnë fëmijët e Kosovës sot”, ka theksuar Presidenti,

Ai, më tej ka thënë se “jemi pikërisht sot këtu në Rezallë për të përkujtuar dëshmorët e lirisë, për të përkujtuar të kaluarën, por edhe për të marrë energji për synimet tona për të ardhmen e Kosovës si shtet i konsoliduar, për tu anëtarësuar në NATO, në Bashkim Evropian”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.