ARKATANA

Thaçi: S’do të ketë këmbim territoresh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë këmbime të territoreve dhe nuk do të ketë autonomi speciale në pjesën veriore të Kosovës.

Duke folur për revistën Time, ai ka thënë se “kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar”.

FITORJA

“E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë kreu i ekzekutivit, duke tërhequr vërejtjen se ndryshimi i kufijve do të kishte efekte zinxhirore.

“Nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete. Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda”, ka thënë mes tjerash kryeministri Thaçi. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.