ARKATANA

Thaçi: Sa më shumë gazë e dhunë në Kuvend më e zbehtë përkrahja për UNESCO

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive.“Është me rëndësi që do të kemi ratifikimin e MSA-së javën tjetër, dhe do të vazhdojmë me përkushtime të tjera gjatë ditëve në vijim. Më lejoni të bëjë një ftesë për opozitën kosovare. Dua të theksoj se sa më tepër gaz lotsjellës që ka në Kuvendin e Kosovës dhe dhunë, aq më e zbehtë do të jetë edhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës nga partnerët tanë në UNESCO”, ka deklaruar Thaçi.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i anëtarësimit të shtetit të Kosovës në UNESCO është në rrugë të mbarë.

Mobi Casa

Ai ka bërë me dije se janë në kontakte edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në UNESCO. “Jemi në një proces pozitiv, me një angazhim maksimal të të gjithë potencialit tonë shtetëror, me kontakte të vazhdueshme me të gjithë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe me vendet që ende janë në proces të njohjes. Natyrisht se kemi kontaktuar edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që të kemi një mbështetje sa më të gjerë për anëtarësimin e vendit tonë në UNESCO. I gjithë ky përkushtim është për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, si vlerë, standard, por edhe si pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe për kultivimin dhe afirmimin e edukimit, arsimit, shkencës dhe gjithë segmentit që ndërlidhet me kornizat e veprimit të UNESCO-s”, ka thënë Thaçi dje në mbledhjen e qeverisë, raporton “Epoka e re”.

Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu, tha se në të njëjtën kohë po ballafaqohen me një fushatë tepër arrogante dhe agresive, dhe të padrejtë të shtetit të Serbisë, ku janë bashkuar shtet, kishë dhe akademi e shkencave. “Vlerësojmë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është i drejtuar kundër askujt, nuk është i drejtuar as kundër Serbisë. Përkundrazi, ne vlerësojmë se do të ishte edhe në të mirën e fqinjëve tanë, por mbi të gjitha është në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike”, është shprehur Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.