Fundamenti

Thaçi: Raporti i Departamentit të Shtetit konfirmon marrëveshjen e drejtë për Demarkacionin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për marrëveshjen e Demarkaconit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas Thaçit, raporti amerikan konfirmon vendimin e drejtë të Kosovës për demarkacionin.

Ja çfarë shkruan Thaçi në Facebook.

E mirëpres raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues.

Mobi Casa

Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit ‘74 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës. HTH