FIDANISHTJA

Thaçi – Rama flasin për “raporte vëllazërore”, autostradën Durrës – Prishtinë – Nish dhe dialogun me Serbinë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Tiranë edhe nga kryeminstri shqiptar, Edi Rama. Dy liderët kanë folur për bashkëpunimin dypalësh “vëllazëror”, ndërkohë që kanë prekur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, si dhe për çështjen e autostradës Durrës – Nish – Prishtinë, e cila nga pala serbe identifikohet vetëm me emërtimin Nish –Durrës duke e injoruar Prishtinën.

Pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, Thaçi është pritur edhe nga kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimin të Presidencës së Kosovës, “Presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipërisë udhëhiqet nga qasja vëllazërore dhe interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”.

Thaçi ka thënë se shkëmbimet tregtare mes dy shteteve kanë arritur shifrën e 200 milionë eurove.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhënë një dimension shumë më konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thënë Presidenti i Kosovës.

Rama, ndërkaq, ka përmendur procesin e Berlinit nëpërmjet të cilit BE-ja ka mbështetur një numër të rëndësishëm të korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Mobi Casa

“Bashkëpunimi rajonal është çelës i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë”, ka thënë kryeministri Rama.

Thaçi më tej ka folur edhe për projektin e autostradës për të cilin Shqipëria dhe Serbia tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje.

“Në mesin e këtyre projekteve, presidenti Thaçi tha se rëndësi të veçantë ka edhe projekti infrastrukturor Durrës – Prishtinë – Nish dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Ai, po ashtu, ka potencuar se Kosova do ta vazhdojë normalizimin e raporteve me Serbinë nëpërmjet procesit të dialogut.

Presidenti Thaçi përfundoi se e rëndësishme është që i tërë rajoni është i përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.