Uji Dea

Thaçi: Putini të mos e përdor Kosovën për të arsyetuar Krimenë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rusia duhet të ndalojë së përdoruri rastin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të arsyetuar inkursionin e saj në Krime për shkak se këto të dyja nuk mund të krahasohen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Reuters.

Thaçi thotë se ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008 nuk kanë asnjë ndërlidhje me ngjarjet në Ukrainë.

“Në asnjë rrethanë rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë. Kosova është rast unik. Komuniteti ndërkombëtar intervenoi pas gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Thaçi për Reurters, transmeton Koha.net.

“Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të shkëputemi nga një vend dhe t’i bashkohemi një tjetri”.

UBT

“Qasja e ndryshimit të kufijve dhe aneksimit të territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë pasoja për të gjithë botën”, ka theksuar më tej ai.

Kujtojmë se në luftën e Kosovës janë të vrarë mbi 12 mijë persona, shumica prej tyre shqiptarë, ndërkaq u zhvendosën nga shtëpitë e tyre afër 1 milion tjerë.

Reuters shkruan se Thaçi sot shihet si fytyra pro-perëndimore e Kosovës, me përkrahjen e Uashingtonit dhe shumicës së shteteve anëtare të BE-së.

Lideri rus, Vladimir Putin ka kritikuar shtetet perëndimore për, siç e ka quajtur ai, “hipokrizi”, duke thënë se ata e kanë pranuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani ia mohojnë krimeasve të drejtën për t’u shkëputur nga Ukraina.